Yll Rugova

E para e punës

Ne, të poshtëshenuarit, jemi dizajnerë grafik, fotografë dhe studentë të rritur në një botë ku teknikat dhe aparatusi i reklamimit na është prezantuar me këmbëngulje si mënyra më lukrative, efektive dhe e dëshirueshme e përdorimit të talentit tonë. Ne jemi bombarduar me publikime që i kushtohen këtij besimi, duke aplauduar punën e atyre që kanë rrahur aftësitë dhe imagjinatën e tyre për të shitur gjëra si:

ushqim për mace, pluhur për stomak, detergjent, trajtues për flokë, pastë dhëmbësh me vija, aftershave, preparat për përdorim para rruarjes, dieta për dobësim, dieta për plotësim, deodorant, ujë me gaz, cigare, roll-on, pull-on dhe slip-on.

Tepër shumë kohë dhe energji e atyre që punojnë në fushën e reklamimit është shpenzuar në këto qëllime triviale, të cilat japin shumë pak ose hiç kontribut në përparimin e kombit tonë.

Së bashku një pjesë në rritje edhe nga publiku, ne kemi ardhur në një pikë saturimi në të cilën piskama e lartë e shitjes së konsumatorit nuk është më asgjë tjetër pos zhurmë e zakonshme. Ne mendojmë se ka gjëra të tjera më të rëndësishme ku mund t'i përdorim aftësitë tona dhe përvojën. Na duhen shenja për rrugë dhe ndërtesa, libra dhe botime periodike, katalogje, manuale me udhëzime, fotografi industriale, ndihmesa edukative, filma, reportazhe televizive, publikime industriale dhe shkencore si dhe media të tjera përmes së cilave edhe mund ta promovojmë veprimtarinë tonë, arsimin tonë, kulturën tonë dhe vetëdijësimin që e kemi për botën.

Nuk po advokojmë ndalimin e reklamimit intensiv të konsumatorëve: se kjo nuk është e mundshme. As nuk jemi për të hequr argëtimin nga jeta. Por jemi duke propozuar një përmbysje të prioriteteve në favor të formave të komunikimit që kanë përdorim më të gjërë dhe më jetëgjatë. Ne shpresojmë se shoqëria do të lodhet nga tregtarët dallaverexhi, shitësit e karrierës e njerëzit që të vetmen aftësi e kanë atë për të bindur, dhe se thirrja jonë primare do të jetë që aftësitë tona të përdoren për qëllime të vlefshme. Me këtë në mendje, ne propozojmë të ndajmë mendimin dhe përvojën tonë, dhe ta bëjmë atë të çasshme për kolegët, studentët dhe të tjerët që kanë interesim.

Teksti nga manifesti i shkruar në vitin 1963 dhe i botuar në vitin 1964 nga Ken Garland së bashku me 20 dizajnerë të tjerë grafik: Edward Wright, Geoffrez White, William Stack, Caroline Rawlence, Ian McLaren, Sam Lambert, Ivor Kamlish, Garland Jones, Bernard Higton, Brian Grimbly, John Garner, Ken Garland, Anthony Froshaug, Robin Fior, Germano Facetti, Ivan Dodd, Harriet Crowder, Anthony Clift, Gerry Cinamon, Robert Chapman, Ray Carpenter, Ken Briggs.

Image
Dizajni i manifestit origjinal nga Ken Garland.