​Shoqata e parë e artistëve grafik në Shqipëri (1936)

Në vitin 1936 është formuar Shoqata e Puntorëve Typografë në Shqipëri e përbërë nga rreth 80 punonjës të shtypshkronjave në gjithë Shqipërinë. Njoftimi për themelimin e shoqatës është botuar në revistën Java me shkrim nga Alo Dhusha të titulluar “Shoqata e punëtorëve të shtypshkronjave të Tiranës”. Themelues të shoqatës përmenden emrat: Jak Banda si kryetar, Sotir Gostivshti sekretar, Mahmut Bixhi arkëtar, Ndoc Shllaku dhe Dhimitri Bazhano si këshilltarë, Amet Ushtelenca dhe Gaspër Leka si kontrollor. Qysh edhe mund të lexohet në korrespondencën e shoqatës me revistën, vetën e quajnë përveç tipografë edhe artistë grafikë. 

 

Citat nga një letërkëmbin i botuar në revistën Java të vitit 1938:

 

“Z. Drejtor

Ju falënderojmë nxehtësisht nga ana e të gjithë antarëve të Shoqatës s'onë për nisiativën e parë që muarrtë duke botuar në të ndershmen fletore tuaj Nr. 58 (16) datë 18 Korrik 1938, mbi Shoqatën e Punëtorëve Typografë të Tiranës.

Shpresojmë se, do të vazhdoni e të botoni artikuj me vleftë morale mbi Shoqatat të çdo profesioni e veçanërisht për sa i përket Artit Grafik të cilin ju e njihni me gjith hollësina.

Këshilli Administrativ i Shoqatës

SHO. P. T.

Kryetari

Jak Banda

Tiranë, 27-07-38”

 

 

Image
Pamje nga botimet për shoqatën e artistëve grafikë.